Daut Haradinaj e viziton varrin e ish-luftëtarit të UÇK-së

13:47 | 8 Shtator 2019
Anëtari i kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj gjatë ditës së sotshme ka vizituar varrin e ish-luftëtari të UÇK-së, Driton Zeneli.

Haradinaj e ka vlerësuar lartë personalitetin e Zenelit, duke e quajtur të qetë dhe të butë por të pa kompromis me armiqtë.

Për më shumë lexojeni postimin e plotë të Daut Haradinajt:

Sot 20 vite më parë ra ne vijat e frontit miku dhe trajnuesi i qindra luftëtarëve të UÇK-së, Driton Zeneli.

Njerëzit që e kanë njohur Dritonin e dinë aftësinë e tij prej strategu, i qetë dhe i butë me miq por i pa kompromis me armiq.

8 shtatori do mbetet në kujtesën time si dita kur e humbëm njërën ndër vlerat me të larta të luftës sonë.

Kosova dhe Kombi ynë do të kujtojnë për jetë Komandant Driton.

Image may contain: 6 people, people smiling, people sitting and table

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara