Haradinaj përkrah rritjen e pagës minimale për sektorin privat

11:23 | 17 Prill 2019

Në Kuvendin e Kosovës ka filluar Interpelanca e Kryeministrit, Ramush Haradinaj, në lidhje me mos-caktimin dhe rritjen e pagës minimale në Republikën e Kosovës.

Kryeministri Haradinaj gjatë interpelancës në Kuvend ka folur rreth pagës minimale në sektorin privat duke thënë se është koha që punëtorëve të sektorit privat t’iu mundësohet pagë me e dinjitetshme dhe kushte më të mira të punës

“Ne nuk kemi drejtë me paragjyku propozimin, por si kryetar qeverie e kam menduar koeficientin që kish qenë i respektueshëm. Ideja është që mos me lan pagë nën 239. Ne gjithë jemi të vetëdijshëm që heronj ekonomik në Kosovë janë sipërmarrësit ata që punësojnë njerëz, që e hapin një vend të punës”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka theksuar se nuk mund të rriten pagat minimale pa i forcuar këta sipërmarrës.

“Si Kosovë i kemi ndërmarrë disa veprime por që nga viti 2011 kjo temë është në tavolinë është dashtë më i dhanë përkrahje atyre që punësojnë njerëz që me i rritë pagat minimale. Ne duhet të punojmë së bashku të gjitha palët që ta rregullojmë edhe trajtimin e respektueshëm të punësuarve në sektorin privat. Na duhet një kujdes i ndërsjellë, kemi disa mekanizma që mund t’i përkrahin”, ka shtuar kryeministri.

Tutje, Haradinaj ka thënë është koha që punëtorëve të sektorit privat t’iu mundësohet pagë me e dinjitetshme dhe kushte më të mira të punës.

“Duhet të theksoj se si qeveri i mirëpresim vendimet dhe përkrahjen e parlamentit. Është një moment kohor i duhur që prej 2011-ës. Jemi të interesuar që të iu mundësojmë pagë më të dinjitetshme dhe kushte më të mira të punës. E dimë se sa shumë persona kanë vdekur e janë lënduar në vende pune. Kujdesi për pagën minimale është produkt i kohës dhe i ka ardh koha që ne ta bëjmë së bashku”, ka përfunduar Haradinaj./Arbresh.info/

#LIVE Interpelanca e Kryeministrit, Ramush Haradinaj, në lidhje me mos-caktimin dhe rritjen e pagës minimale në Republikën e Kosovës

#LIVE Interpelanca e kryeministrit, Ramush Haradinaj, në lidhje me mos-caktimin dhe rritjen e pagës minimale në Republikën e Kosovës

Publiée par Arbresh.info sur Mercredi 17 avril 2019

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara