Hapet restauranti special për adhurues të peshkut, marrin pjesë Presidenti dhe shumë personalitete të njohura

22:13 | 25 Prill 2019

Sot është bërë hapja solemn e restaurantit më të ri në kryeqytet, restaurantit “Arbëresh”, që gjendet në periferi të Prishtinës më konkretisht në Hajvali.

Në hapjen solemne të restaurantit luksoz, kanë marrin pjesë edhe krerë të shtetit si Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, Ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli, Ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi, zyrtarë të lartë shtetëror dhe ndërkombëtar, shkruan arbresh.info.

Restauranti “Arbëresh”, gjithashtu, ka një hapësirë që posedon mbi 150 ulëse, dhe një staf prej 15 punëtorëve.

Arsyeja se pse duhet të vizitoni këtë restaurant është sepse ka një meny të veçantë, e quajtur gromade me ushqime të detit./arbresh.info/

 

 

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara