EULEX-i dërgon në zyre të OVL-së pako të zbrazëta

12:28 | 25 Shtator 2020

Edhe pas më shumë së një orë, zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës po vazhdojnë të jenë të bllokuara nga policia e EULEX-it.

Ende nuk dihet se cila është arsyeja e bastisjes.

Tashmë në zyre, policia e EULEX-it ka filluar të dërgoj edhe pako të zbrazura që besohet të jenë për t’i marr dokumentët e nevojshme.

Kujtojmë se ditë më parë në këtë zyre kanë ardhur shkresa të shumta nga persona anonim deri tash  e që kanë të bëjnë më Gjykatën Speciale.

Zyrtarë të OVL-UÇk-së para mediave kanë thënë se janë duke u bastisur si në kohën e  Jugosllavisë.

Tashmë në ndihmë ka ardhur edhe Policia e Kosovës./arbresh.info/

Lajmet më të lexuara