707 lokacione pastrohen nga mbeturinat në të gjithë Kosovën

14:32 | 6 Dhjetorë 2018

Luan Hasanaj nga ‘Let’s Do It Kosova’ ka shpalosur të dhënat nga të gjitha komunat për pastrimin e Kosovës.

“Janë 707 lokacione që janë pastruar në të gjitha komunat gjatë periudhës sa ka zgjat aksioni. Deponitë janë shumë të mëdha, ku ka lokacion prej të cilit janë larguar deri në 600 kamion, ka deri në 30 mijë mbetje ndërtimore. Po ashtu ka pjesëmarrje të madhe të qytetarëve që iu kanë bashkangjitur këtij aksioni. Mbi 100 mijë vullnetarë i kemi parë gjithandej vendit, e po ashtu edhe shumë kompani që i janë bashkangjitur thirrjes”, ka thënë ai.

Sipas tij një shqetësimq ë i ka përcjellur ishte se fokusi që kanë pastruar kanë qenë lokacionet ku ka banor.

“Ajo që nuk kemi arritur ta pastrojmë janë rreth 80 lokacione rrugore që nuk kemi mundur. Kemi biseduar me zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës se si të na ndihmojnë që deri ëm datën 15 t’i pastrojmë po pak e vështirë. Mirëpo do të mundohemi që të gjejmë zgjidhje”, shtoi ai./arbresh.info

�#LIVE Mbahet takimi i radhës i Task-Forcës për pastrimin e Kosovës

🔴#LIVE Mbahet takimi i radhës i Task-Forcës për pastrimin e Kosovës. Ministritë e përfshira raportojnë për angazhimin në fushatën e pastrimit si dhe prezantohen të dhënat për rezultatet e arritura deri më tani.

Publiée par Arbresh.info sur Jeudi 6 décembre 2018

Shpërndaje në rrjete sociale