Zbulohet data prezantimit të Golf 8

19:25 | 7 Tetor 2019

Golf 8 do të duhej të debutonte në panairin e Frankfurtit të mbajtur gjatë këtij muaji, por Volkswagen ka vendosur ta shtyjë datën që të mos e tërheq vëmendjen e opinionit nga vetura elektrike ID3.

Golfi i ri pritet të prezantohet më 23 tetor në Wolfsburg rreth orës 18. Kujtojmë që Golf që nga prodhimi i modelit të parë në vitin 1974, është shitur në më shumë se 35 milionë njësi, transmeton Telegrafi.

Nën moton “Jeta zhvillohet me Golfin”, VË do të prezantojë gjeneratën e tetë të Golfit, me të cilin kanë për qëllim që vendosin standarde të reja duke sjell një dizajn unik.

Kujtojmë se Golf 8 tashmë ka filluar të shitet në “vendlindjen e tij” në Wolfsburg, ku do të prezantohet versioni standard dhe ai karavan.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara