Zbulohet data e debutimit të pajisjeve të ardhshme nga Apple

14:30 | 18 Gusht 2015

Apple do të lansojë dy telefona të ri, iPhone 6S dhe iPhone 6S Plus, në fillim të muajit shtator. Pritet që të dy telefonat e mençur të prezantohen më 9 shtator, ndonëse tashmë thuajse është bërë e ditur data e debutimit.

Dy nga operatorët më të mëdhenj në Gjermani kanë thënë që pajisjet e ardhshme nga Apple do të jenë në dispozicion duke filluar nga 18 shtatori, shkruan arbresh.info. Kjo nuk është një gjë befasuese, pasi ne jemi mësuar që gjiganti të lëshojë pajisjet disa javë më vonë pas prezantimit.

Gjermania duket se do të jetë vendi i parë me telefonin e ri nga kompania derisa edhe Australia, Kanada, Franca, Hong Kongu, Japonia, Singapori, SHBA-të dhe Britania e Madhe pritet gjithashtu të marrin pajisjen brenda ditës së njëjtë.

Apple pritet që së shpejti të publikojë detajet zyrtare për të ardhmen e afërt si dhe të dërgojë edhe ftesat për eventin./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara