Youtube zgjedh problemin e klikimeve, më nuk do të shihni ‘301+’

19:49 | 5 Gusht 2015

Sot, gjiganti kërkimor Google ka bërë shumë kreator në YouTube vërtetë të lumtur me largimin e numëruesit statik ‘301+’ për videot e reja për të shfaqur shifra më të sakta.

E shpjeguar në një foto vërtetë të ngjeshur, numërimi i shikimeve të videove tani do bëhet në kohë reale , gjë që kompania beson se do vijnë nga njerëzit dhe jo nga robotët, për të cilët gjiganti kërkimor ka ende një proces për verifikim.

yt301

Largimi irritues dhe jo informativ i ‘301+’ është një shenjë që kompania beson se ka aftësi për të dalluar shikimet nga njerëzit nga sistemet automatike, shkruan arbresh.info. Numërimi 301+ është përdorur si një mënyrë për të verifikuar shikimet reale dhe të rrejshme të videove të famshme në YouTube.

Për shikuesit kjo ndoshta nuk do të thotë aq, por për kreatorët, kjo do të thotë që ju nuk duhet të prisni për të shikuar se sa të famshme janë videot e ngarkuara së fundmi nga ata./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara