Xiaomi thyen rekord, shet 800 mijë telefona për 12 orë

09:48 | 17 Gusht 2015

Kompania kineze, Xiaomi ka arritur të shes rreth 800.000 njësi të telefonit Redmi Note 2 brenda vetëm 12 orëve duke thyer një rekord të ri për shitje të telefonave. Pajisja, e cila është prezantuar javën e kaluar në Kinë, ishte në dispozicion dje në dyqane për tu blerë.

Redmi Note 2 është i pajisur me procesor MediaTek Helio X10 SoC tetë-bërthamor Cortex-A53, ekran 5.5 inç me rezolucion 1920 x 1080 piksela, 2GB RAM, 16GB hapësirë të integruar për akumulimin e të dhënave dhe bateri 3.020 mAh.

Note 2 posedon gjithashtu një kamerë prapa 13 megapiksel, kamerë frontale 5 megapiksel, mbështetë dy SIM kartela si dhe përdor platformën MIUI 7, shkruan arbresh.info. Grumbulli tjetër i pajisjes së mençur do filloj shitjet javën e ardhshme, kryesisht më 24 gusht./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara