Xiaomi ka shitur gjashtë milionë Mi8 për katër muaj

14:33 | 10 Tetorë 2018

Themeluesi dhe shefi i Xiaomit, Lei Jun ka prezantuar një moment historik për kompaninë e tij në Weibo.

Sipas tij, Xiaomi tashmë ka shitur më shumë se 6 milionë Mi 8.

Kjo mbulon të gjithë anëtarët e familjes së Mi 8, si Mi 8, Mi 8 Pro, Mi 8 Lite e Mi 8 SE, e që do të thotë seritë e Mi 8 janë pëlqyer shumë nga konsumatorë nga e gjithë bota.

Versionet Mi 8 Pro e Mi 8 Lite kanë vetëm pak kohë prej lansimit të tyre, konkretisht në shtator të këtij viti, kështu që pritet të shiten edhe shumë njësi të tyre gjatë muajve në vazhdim.

Shpërndaje në rrjete sociale