WordPress do sjellë opsionin e shumëkërkuar në përditësimin e radhës

09:21 | 19 Mars 2020

Kur WordPress 5.5 të mbërrijë pronarët e faqeve në teori mund të mos shqetësohen më për sigurinë e tyre sepse shtojcat do të përditësohen automatikisht.

Përditësimi i ardhshëm në WordPress do të sjellë përditësimin automatik të temave dhe shtojcave. Një prej arsyeve të këtij ndryshimi është edhe parandalimi i harkimeve të cilat në të shumtën e rasteve vinë duke shfrytëzuar problemet e sigurisë me këto shtojca të cilat nuk përditësohen në kohë.

Kur WordPress 5.5 të mbërrijë pronarët e faqeve në teori mund të mos shqetësohen më për sigurinë e tyre sepse shtojcat do të përditësohen automatikisht.

Funksioni është pritur prej kohësh dhe ka qenë në punim prej disa muajsh, të paktën që nga 2019. Në shkurt ekipi i WordPress publikoi një shtojcë me këtë funksionalitet por duhet të jeni të kujdesshëm përpara se ta shkarkoni ngaqë është një testim.

Aktualisht, përditësimi automatik është i disponueshëm vetëm për bazën e sistemit të menaxhimit WordPress. Së shpejti kur versioni stabil i WordPress 5.5 të debutojë, temat dhe shtojcat mund të vendosen të përditësohen automatikisht.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara