Volkswagen investon 4 miliardë euro, por shkurton 4 mijë vende pune

10:54 | 6 Qershor 2019

Volkswagen do të investojë deri në katër miliardë euro deri në vitin 2023 për të digjitalizuar administrimin dhe prodhimin e saj.

Kështu bëri të ditur kompania gjermane të mërkurën, duke shtuar se deri në 4,000 vende pune në njësitë jo-prodhuese mund të shkurtohen.

“Do të krijohen të paktën 2,000 vende të reja pune lidhur me digjitalizimin”, ka bërë të ditur kompania me bazë në Wolfsburg, transmeton ‘Scan’.

Kreu i këshillit të punës Bernd Osterloh shtoi se nuk do të ketë pushime nga puna të detyruara deri në vitin 2029.

Kompanie gjermane më herët ishte në qendër të vëmendjes për shkak të skandalit të emetimit të gazrave, duke mashtruar klientët.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara