Volkswagen I.D. R në përpjekje të kalojë rekordet e shpejtësisë të makinave elektrike

19:53 | 13 Qershorë 2018

Në garën Pikes Peak që zhvillohet në Nevada të Shteteve të Bashkuara, pritet të shënohet një arritje e re e shpejtësisë në makinat elektrike

Prodhuesi gjerman Volkswagen, i ka bërë të gjitha përgatitjet, që I.D. R të tregojë fuqinë nëpër shtigjet malore të kësaj gare të shpejtësisë, transmeton Telegrafi.

Madje, me 680 kuajfuqitë që prodhon dhe peshën prej vetëm 1,099 kilogramëve, pritet që të arrijë rekord shpejtësie, që nuk është arritur më parë nga ndonjë EV. I.D. R që shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në orë, e zë për 1.2 sekonda, por kjo nuk është e tëra, për të fituar në një garë si Pike Peak.

Meqenëse, në shtegun malore prej afro 20 kilometrash, makinat duhet të jenë të shkathëta dhe ta mbajnë kontrollin e duhur, për shkak të terrenit tejet të vështirë. Zyrtarë në Volkswagen janë të bindur se me 24 qershor, do të triumfojnë dhe të arrijnë titullin për makinën më të shpejtë elektrike. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale