Vivo X5Max, telefoni më i hollë me bateri 4000mAh

10:03 | 11 Maj 2015

Me një trup të hollë prej  7.29mm, varianti tjetër i telefonit Vivo X5Max ndoshta nuk është afër pajisjes më të hollë në botë me vetëm 4.75mm, por kjo hapësirë pak më e madhe i ka mundësuar pajisjes të jetë telefoni më i hollë me baterinë 4150mAh. Varianti i telefonit më të hollë në botë nga kompania Vivo vjen me një bateri të vogël prej vetëm 2000mAh, por tek modeli tjetër i cili bartë të njëjtin emër kjo bateri është dyfishim më e madhe.

Me një dizajn të njëjtë sikur në modelin tjetër të telefonit X5Max, pajisja ka ekran 5.5 inç me rezolucion 1080 x 1920, procesor tetë-bërthamor MediaTek MT6752 dhe 2GB RAM. Hapësira për akumulimin e të dhënave është vetëm 16GB, por mund të zgjerohet përmes kartave microSD deri në 128GB. Kamera prapa e pajisjes është 13 megapiksel, ndërsa ajo frontale është 5 megapiksel duke i mundësuar kështu pajisjes të shkrep foto të kualitetit vërtetë të lartë, transmeton arbresh.info. Po ashtu, ky variant i pajisjes Vivo X5Max mbështet rrjetin 4G LTE si dhe ofron dy hapësira për SIM karta.

Ndërkohë, modeli i ardhshëm i kompanisë Vivo, X5Pro, pritet të bartë një kamerë që do të jetë në gjendje të shkrep foto ‘slefie’ deri në 32MB si dhe një skaner retinal./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara