Versioni i ri i iOS do të rregullojë një problem të madh në iPhone dhe iPad

14:36 | 3 Shkurt 2019

Kompania Apple ka lajmëruar që së shpejti do të lansohet versioni i ri i iOS 12.1.4.

Ky version pritet që të rregulloj një problem të madh të përdoruesve të iPhone dhe iPad, transmeton Indeksonline.

iOS 12.1.4 do të rregulloj problemin tek bisedat në FaceTime. Më herët ka qenë e mundur të përgjohen bisedat në FaceTime por me versionin e ri nuk do të jetë e mundur.

Kështu që kontrollojeni herë pas here telefonin dhe shikojeni nëse ka ardhur versioni i ri, pasi që në çdo minutë mund të lansohet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara