Vdes i riu duke luajtur lojën World of Warcraft për 19 orë rresht

15:15 | 4 Mars 2015

Një fans i video-lojërave pësoi një vdekje fatale në një internet kafe në Kinë, pasi kishte luajtur lojën World of Warcraft për 19 orë rresht, pa bërë asnjë pushim. Videoja e filmuar në vendin e ngjarjes, e tregon të riun 24 vjeçar duke luajtur lojën në kompjuter, kur papritmas fillon të kollitet pa pushim, derisa rrëzohet nga karrigia ku ishte ulur.

Wu Tai kishte shkuar në një internet kafe në Shanghai për të luajtur lojën World of Warcraft, së bashku me disa fansa të tjerë të lojës. Videoja tregon gjithashtu tronditjen e shokëve të tij kur shohin se i riu kishte zbehje në fytyrë dhe po kollitej pa pushim.

Shoku i tmerruar Hsin Lo, i cili ishte ulur pranë tij, tha: “Unë befas dëgjova atë të ankohej dhe kur u ktheva për të parë se çfarë kishte ndodhur, ai ishte shumë i zbehtë dhe dukej se ndihej në siklet. Ai po mbante gojën me një shami hundësh, e cila ishte larë në gjak.”

Fatkeqësisht, djali vdiq para se të vinte ndihma e shpejtë.  Një zyrtar i policisë deklaroi: “Autopsia do të vërtetojë shkakun e vdekjes, megjithatë mund të themi me siguri se qëndrimi para kompjuterit për 19 orë rresht është shkaku kryesor i vdekjes së tij”./krokodili.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara