Twitter kap bursën në Wall Street, fitime maramëndëse

09:03 | 25 Prill 2019

Twitter mbylli tremujorin e parë mbi pritjet e analistëve. Fitimi neto rritet në 191 milionë dollarë kundrejt 61 milionë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Të ardhurat rriten me 18% në 787 milionë dollarë krahasuar me 665 milionë një vit më parë.

Numri i përdoruesve të përditshëm rritet me 6% në 134 milionë. Rezultatet pozitive shtyjnë titujt e Twitter në Wall Street, ku ato rriten me 8.72% në negociatat që paraprijnë hapjen e tregut, transmeton syri.net .Një hap me të cilin patforma tregon veten më të fortë se akuzat e Donald Trump.

Presidenti kthehet për ta sulmuar, duke thënë se “Twitter nuk e trajton mirë” dhe është protagonist i “lojërave politike” në të cilat Kongresi duhet të ndërhyjë, sepse “nevojiten shoqëri më të drejtë për të përhapur fjalën”.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara