Turneu 18 milionë eurosh për Dota 2 goditet nga një sulm DDoS

09:17 | 5 Gusht 2015

‘The International’, turneu vjetor i lojës Dota 2 nga Valve që përmban një shumë të madhe parash si dhe një numër të madh lojtarësh, është ndalur pasi serverët e lojës janë goditur nga një sulm DDoS. Ndryshe nga lojërat në të kaluarën që janë zhvilluar përmes LAN-it, Dota 2 kërkon një lidhje me internet që e bënë të prekshëm ndaj këtyre sulmeve online.

Sipas ‘VentureBeat’, komentatorët e gjigantit Valve kanë konfirmuar tek turma e mbledhur e lojtarëve që arsyeja e këtij sulmi kibernetik DDoS ka ndodhur për shkak të ndaljes së përkohshme të aksionit, transmeton arbresh.info.

Vështirësitë teknike ngrisin pyetjen se si Valve do mbajë turneun e ardhshëm si dhe pse krijuesit nuk krijojnë një version që nuk mbështetet në server derisa procesi nuk do të jetë i lehtë. Pas të gjithave, ‘The Internacional’ ka një çmim prej 18 milionë dollarë që është kontribuar nga Valve së bashku me lojtarët e Dota 2.

Sidoqoftë, Valve tashmë ka rregulluar këtë problem pasi që turne është kthyer përsëri online./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara