Testohet Cayenne Coupe RS, shihen ndryshimet që do t’ia rrisin fuqinë

09:20 | 13 Nëntor 2019

Kjo mund të jetë makina SUV, më e fuqishme që Porsche ka prodhuar deri më tani

Në muajin e kaluar, ishte shpërndarë lajmi se Porsche është duke punuar në Porsche Panamera të ri, që ka mundësi se do të quhet Lion

Brenda ve kësaj veture thuhet se do jetë motori me 750 deri në 820 kuaj fuqi, që do t’i mundësojë të arrijë rekorde të reja në pistën e Nurburgringut në Gjermani.

Tani mësohet se Porsche, është duke punuar në modelin e ri të Cayenne Soupe RS, që është kapur duke u testuar, ndërsa reporterët panë nga afër disa prej ndryshimeve.

Pjesa e përparme ka një grill shumë të madh, si dhe hapje të mëdha për hyrjen e ajrit, që mundësojnë ajrosjen e një motori të fuqishme.

Gypat për nxjrrjen e gazrave, janë vënë në mes të makinës, derisa anash janë dy pjesë të rrejshme, që tregojnë se sistemi i si për nxjerrjen e gazrave, do të ndryshojë nga sistemi aktual.

Forma e re e ndërtimit që shihet në Porsche Cayenne Coupe RS, lë të kuptohet se ndryshimet do t’ia rrisin fuqinë, dhe ta bëjnë një makinë shumë më të mirë. /Telegrafi/

 

 

Lajmet më të lexuara