Testohen kamionët e parë elektrikë në Gjermani

09:02 | 9 Maj 2019

Për herë të parë në Gjermani ka filluar testimi i kamionëve të parë elektrik.

Testet e para janë zhvilluar në një autostradë të ashtuquajtur elektrike e gjatë 10 kilometra, në segmentin e rrugës A5 në landin e Hessenit.

Kamioni i parë i testuar është i tipit “Scania R 450 Hybrid”.

Furnizimi me energji do të bëhet nepërmjet lartpërçuesve që janë ndërtuar në këtë autostradë.

Këtu kamionët lëvizin sikur tramvajet, shkruan Automagazine përcjellë Klan Kosova.

Testimi i njejtë i shpikjes gjermane është bërë edhe në Suedi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara