Telefon inteligjent, apo orë xhepi?! (FOTO)

20:50 | 5 Mars 2015

Një “startup” është rikthyer 500 vite pas, në një kohë kur pajisjet më të avancuara tregonin vetëm orën, për të zbuluar të ardhmen e telefonit inteligjent.

Monohm, me bazë në Berkeley të Kalifornisë (SHBA), ka planifikuar që javën e ardhshme të prezantojë zyrtarisht një pajisje më formë të rrumbullakët, të quajtur “Runcible”.
Ky emër pa kuptim është zgjedhur nga një poet anglez, ndërsa ora është ndërtuar në bashkpunim nga disa nxënës të kompanisë Sony, të mbështetur nga Apple.
Risija e këtij smartfoni pa dyshim që është forma e tij. Në pjesën e jashtme ai është veshur nga një material druri për të qënë i rehatshëm gjatë mbajtjes në dorë. Me anë të kësaj formë të cuditshme dhe softuerit të përdorur, i cili quhet “app-centric”, startupi po shpreson të tërheqë vëmendjen, duke e paraqitur këtë produkt si një alternativë argëtuese për ata, që janë mërzitur nga forma tradicionale e një telefoni inteligjent.
Pavarësisht ndryshimeve në formë dhe në pamje, “Runcible” është i aftë të kryejë pjesën më të madhe të detyrave, që kryen një smartfon i zakonshëm. Me anë të këtij telefoni inteligjent, që duket si një orë xhepi, përoruesi mund të marrë dhe dërgojë telefonata dhe mesazhe, të “lundrojë” në internet, apo të shkrepë foto. Gjithsesi ai nuk përmban aplikacione, apo një faqe të parë, që tashmë e ka pothuajse çdo smartfon.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara