Sony zbulon telefonin e mençur Xperia C4(Video)

09:48 | 12 Maj 2015

Kompania Sony javën e kaluar prezantoi pajisjen Xperia C4, një telefon për ‘selfie’ që vjen pas suksesit të Xperia C3, i cili u lansua në vitin 2014. Ende para se të lansohet, Sony ka promovuar këtë telefon të mençur përmes një video në YouTube duke zbuluar funksionet kryesore tek konsumatorët e interesuar.

Në këtë video kompania Sony ka treguar që Xperia C4 ka dy hapësira për SIM kartela, ekran 5.5 inç 1080p, kamerë frontale 5.0 të posaçme për foto ‘selfie’, dhe kamerë prapa mjaftë elegante me 13 megapiksel. Ky telefon mburret gjithashtu me procesor tetë-bërthamor 1.7GHz MediaTek MTK6752 me arkitekturë 64-bit, 2GB RAM, 16GB hapësirë për akumulimin e të dhënave, bateri 2600 mAh, platformë Android Lollipop, dhe teknologjinë Sony 3D Sorround Sound.

Xperia C4 do të jetë në dispozicion në tri ngjyra: të bardhë, zezë dhe gjelbër e lehtë. Sony nuk ka zbuluar çmimin e pajisjes ende, por kjo do të bëhet pas lansimit të pajisjes në muajin Qershor./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara