Shtyhet lansimi i ‘Project Ara’ deri në vitin 2016

09:22 | 18 Gusht 2015

Gjiganti kërkimor Google po shtyn lansimin e konceptit modular ‘Project Ara’ të telefonave të mençur deri në vitin e ardhshëm.

I planifikuar zyrtarisht për lansim të programit në versionin Beta në Puerto Rico vonë gjatë këtij viti, Goolge ka vendosur të shtyjë këtë projekt derisa kompania është duke kërkuar për disa lokacione të reja në SHBA.

Megjithatë, ende nuk dihet se ku do të lansohet ky projekt apo në cilën kohë do të jetë në dispozicion për konsumatorët./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara