Shefi i Instagramit merr vendim për publikimin e fotografive dhe mesazheve private

15:16 | 22 Gusht 2019

Shumë ndjekës të rrjetit social Instagram u shqetësuan se fotografitë e tyre mund të përdoren. E gjitha kjo u shkaktua nga një paralajmërim që po qarkullonte në rrjet.

Shefi i Instagramit, Adam Mosseri i dha fund këtyre spekulimeve duke hedhur poshtë çdo gjë.

“Vëmendje! Nëse shihni një meme që deklaron se Instagram do të ndryshojë rregullat nesër, nuk është e vërtetë”, shkruaji ai në një postim.

Paralajmërimi që është bërë viral që të martën deklaron se Instagram do ndryshojë politikën e privatësisë duke lejuar mesazhet e vjetra dhe fotot private që të përdoren në seanca gjyqësore.

Madje ky paralajmërim ka “mashtruar” edhe emra të njohur si Julia Robert, Usher, Pink, madje edhe guvernatorin Rick Perry.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara