“Samsung”-u përgatit telefonin 5G Galaxy A71

14:33 | 11 Nëntor 2019

Me përparimin e teknologjisë 5G, prodhuesit kanë filluar të zhvillojnë telefona më të përballueshëm 5G dhe “Samsung”-u do të jetë një nga të parët që do të ofrojë një pajisje të tillë.

Sipas burimeve të njohura me situatën, Galaxy A71 i ardhshëm i “Samsung”ut do të jetë një pajisje e përballueshme 5G. Një numër modeli gjithashtu është shfaqur për të konfirmuar ekzistencën e telefonit.

Telefoni, me numrin e modelit SM-A716B, është shfaqur në internet dhe sugjeron që është një variant kinez i pajisjes. Kjo ka kuptim pasi Kina është tregu me sistemin më të madh të rrjeteve aktive 5G dhe është gjithashtu i përshtatshëm për të sjellë një telefon më të përballueshëm me 5G.

Është e mundur që varianti global i telefonit Galaxy A71 do të vijë së shpejti online.

Galaxy A71 besohet se përdor çipin më të ri Exynos 980 të “Samsung”-ut, i cili i përket rangut të mesëm, ndërsa implementon një lidhje 5G duke mbështetur standardin Wi-Fi 6.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara