Samsung Pay për TV para telefonave të mençur

14:56 | 5 Gusht 2015

Samsung ka njoftuar për lansimin e sistemit të saj për pagesa edhe në televizorët e kompanisë.

Shërbimi Samsung Pay në TV do të jetë në dispozicion në modele të përzgjedhura të viteve 2014-15 duke iu lejuar të bëni blerje në platformën Smart TV duke përdorur vetëm një kod, shkruan arbresh.info. Kompania ka thënë që Samsung Pay tek TV-të mbështet të gjitha kredit kartelat madhështore.

Pasi të shkruani për detajet ju do të jeni në gjendje të blini aplikacione, lojëra, filma duke përdorur vetëm butonin ‘Pay Now’, ku i vetmi verifikim që keni nevojë është kodi prej katër numrave.

Ky është hapi më i vogël për kompaninë që prezantoi platformën për pagesa mobile, Samsung Pay, në muajin mars, që ende nuk është zyrtarisht e lansuar./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara