Samsung lanson pa dashje kufjet WIFI, kështu do të duken

20:48 | 6 Shkurt 2019

Në prag të daljes së Galaxy S10 në treg, është zbuluar edhe një risi nga Samsung.

Një video promocionale mund të ketë lansuar pa dashje pamjet e para të të shumëpërfolurave kufje me wireless. Nga ajo çfarë është bërë e ditur nga WinFuture, Samsung Galaxy S10 do të jetë i vetmi smartfon i cili mund t’i përdorë ato, transmeton lajmi.net.

Sipas informatave të mëhershme, S10 do të jetë në gjendje të karikojë aksesorët e tjerë përmes një teknologjie të ashtuquajtur “PowerShare”.

Megjithatë, asgjë nuk është konfirmuar zyrtarisht nga vetë gjiganti prodhues i smartfonave në lidhje me thashethemet mbi kufjet me ‘Wi-Fi’.

Samsung do të vendosë në shitje versionin Galaxy S10, S10+ dhe S10 lite më 8 mars të këtij viti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara