Samsung: Galaxy Fold lansohet globalisht më 27 shtator

13:01 | 5 Shtator 2019

Fillimisht u aludua për 6 shtator, u konfirmua më vonë, dhe më pas për 27 Shtatorin globalisht, Samsung Galaxy Fold është duke e bërë më në fund rrugën e tij për dyqane.

Samsung njoftoi sot se i vonuar, por tani i përmirësuar, Galaxy Fold është në dispozicion duke filluar nga 6 shtatori në Kore.

Telefoni do të bëjë rrugën e tij edhe në vendet e tjera, përfshirë Francën, Gjermaninë, Singaporin, SHBA dhe më shumë, në një datë të mëvonshme, të paspecifikuar.

Do të jetë i disponueshëm në Cosmos Black dhe Space Silver, si dhe një opsion 5G në tregje të caktuara.

“Tani, ne jemi të entuziazmuar që të lansojmë këtë teknologji pioniere dhe t’i lejojmë konsumatorët ta provojnë atë vetë” – tha DJ Koh, President dhe CEO i Divizionit të Komunikimeve të TI & Mobile, në Samsung Electronics.

Samsung Galaxy Fold 5G, i disponueshëm në tregjet e zgjedhura, do të jetë një konkurrent i drejtpërdrejtë i Mate X i Huawei, pasi pajisja e palosshme kineze është një telefon i aftë me 5G.

Për SHBA, kjo do të thotë se pajisja lansohet “në javët e ardhshme”, sipas Samsung.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara