Sa mund t’i kushtojë ‘Facebook-ut’ një orë ‘blackout’?!

23:58 | 16 Prill 2019

Kohët e fundit rrjetet sociale ‘Facebook’, ‘Instagram’ dhe ‘Whatsapp’ po përballen me probleme të vazhdueshme teknike duke ndërprerë për disa orë shërbimin për përdoruesit e tyre.

Po sa i kushton kompanisë ‘Facebook’ një ‘blackout’(ndërprerje) i tillë?

“Ilsole24ore” shkruan se të bësh një përllogaritje të saktë është shumë e komplikuar. Por mund të bëhet një arsyetim bazuar mbi vlerësimet e analistëve që parashikojnë 68.98 miliardë dollarë fitime për ‘Facebook’ në 2019.

Kjo nënkupton se të ardhurat mesatare ditore janë rreth 189 milionë dollarë. E me përllogaritje, dilet në konkluzionin se janë rreth 7.8 milionë dollarë publicitet që gjenerohet çdo orë e që mund të llogaritet edhe si humbje sepse me shumë mundësi ato u garantohen edhe klientëve.

Duhet parë pastaj nëse kjo do të ketë pasoja edhe për listimin e kompanisë në Wall Street.

Shpërndaje në rrjete sociale