Rrjedhin pamjet e Porsche 911 GT3 RS

23:46 | 12 Shkurt 2018

Gjatë vitit të kaluar, Porsche 911 GT2 RS u bë lajm kryesor në mediat që merren me automobilizëm, si makina që shënoi rekord shpejtësie në Nurburgring të Gjermanisë.

Megjithëse pritej që trashëgimtari i tij do të shkaktonte reagime gjatë prezantimit, nuk është pritur që do të ndodhë kaq shpejt, transmeton Telegrafi.

Pamjet e rrjedhura në internet, e shfaqin modelin GT3 RS me pamje shumë të egër në pjesën e përparme dhe të pasme, ku ndodhet edhe një krah gjigant. Veçanti janë edhe hapjet në të dy anët e kapakut, të cilat i shtojnë aerodinamikën në masë të madhe.

Pritet të ketë motor që prodhon 540 kuajfuqi – 20 njësi më shumë se modeli paraardhës – ndërsa shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në orë, ta arrijë për 3.2-sekonda.

Pos pamjeve të rrjedhura, detajet zyrtare bëhen të ditura brenda pak muajsh kur të fillojë Geneva Motor Show. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale