Razer Phone 2, përparësitë dhe dobësitë e telefonit të lojërave

22:44 | 2 Shkurt 2019

Para dy vitesh, Razer befasoi industrinë teknologjike, duke nxjerrë nga prodhimi një telefon të zgjuar që i dedikohet video-lojërave.

Në fund të vitit të kaluar, u lansua Razer Phone 2, për të cilin ka pasur shumë kërkesa dhe u shit në masë të madhe, transmeton Telegrafi.

Ekrani i veçantë me frekuencë 120 Hz, që nuk shihet te asnjë telefon tjetër dhe tingulli i pakrahasueshëm në sfond, janë  përparësitë që e bëjnë të mahnitshëm për adhuruesit e video-lojërave.

Por, ka edhe dobësitë si kamerën e dobët, formatin që kërkon kohë, derisa përdoruesi mësohet ta shfrytëzojë dhe çmimi prej afro 800 eurove, shumë i lartë për ata që nuk janë të përkushtuar për video-lojëra.

Shfrytëzuesit dhe njohësit e telefonave të zgjuar, Razer Phone 2 e vlerësuan si të parin telefon për video-lojëra, si dhe pasardhësin që ka pësuar ndryshime dhe ka hapur mundësi për përmirësim.

Megjithatë, është kërkuar të bëhet më shumë për ekranin.

 

Shpërndaje në rrjete sociale