Publikohen të dhënat e vjedhura nga Ashley Madison

09:42 | 19 Gusht 2015

Hakerët që kanë vjedhur të dhënat e milionave përdoruesve nga rrjeti social Ashley Madinson kanë publikuar të dhënat e tyre online.

Ky lajm vjen pas vetëm një muaji pasi hakerët e quajtur ‘Impact Team’ pretendonin që kanë hakuar sistemet e kompanisë duke vjedhur kështu të dhënat e 37 milionë konsumatorëve.

Toronto, kompania kanadeze që mirëmban uebfaqe, ka pranuar që për disa ditë sistemet e tyre ishin të hakuara, shkruan arbresh.info. Rreth 10GB të dhëna janë publikuar dje në një ueb server që ofron qasje për të gjithë shfletuesit e zakonshëm.

Bazuar në një analizë të shkurtër e të dhënave, duket që detajet e kredit kartelave bankare, transaksionet  pagesave, pseudonimet, e-mail adresat dhe dokumentet e tjera kanë mundësi të shkarkohen.

“Ne jemi duke vazhduar bashkëpunimin për zbatimin e ligjit duke kërkuar për palën fajtore që të përgjigjet ndaj masave ligjore”, deklaroi Avid Life Media./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara