Prezantohet Ferrari i ri, shihni makinën që do synojë Botërorin e Formula 1

09:12 | 17 Shkurt 2019

Me prezantimin e njëvendëshes së re “SF90”, ka nisur zyrtarisht sezoni i vitit 2019 në Formula 1 për Ferrarin.

Mjeti që do të drejtohet nga Vettel dhe Leclerc ka një të kuqe më të errët sesa ai i vitit të kaluar dhe është zhdukur ngjyra e bardhë për t’i lënë vend të zezës së sponsorit Mission Winnow.

Skuadra italiane do t’i lëshojë sërish sfidën Mercedesit dhe Hamiltonit këtë sezon, me synimin për t’u rikthyer në majën e Botës dhe për të rrëmbyer titullin kampion me gjermanin Sebastian Vettel.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara