PlayStation 4 bëhet konsola e dytë më e shitur shtëpiake e gjitha kohërave

23:56 | 30 Tetor 2019

Në tremujorin e ri të rezultateve financiare të 2019 që Sony postoi sot, kompania zbuloi se PlayStation 4 dhe varianti Pro kanë shitur në total një shtesë prej 2.8 milion njësish, duke rritur numrin e përgjithshëm deri në 102.8 milionë.

Ky kërcim e bën PlayStation 4 zyrtarisht konsolën e dytë më të shitur të lojrave në shtëpi, duke mposhtur rekordin e PlayStation fillestar me 102.49 milionë, megjithëse është ende larg prapa shitjes së 155 milionë njësive të PlayStation 2.

Wii i Nintendo tani është në vendin e katërt, duke ardhur në 101.63 milionë njësi të shitura prej lansimit fillestar.

Sigurisht, këtu nuk numërohen Nintendo DS dhe Game Boy.

Ndërkohë, me gjeneratën e re të konsolave që afrohen me shpejtësi, të ardhurat e përgjithshme të lojërave të Sony janë ulur në këtë tremujor, siç pritej, duke rënë 17% gjatë vitit të kaluar, ndërsa fitimet bien për 28%.

Kompania tani pret që të lëvizë lart me 13.5 milion njësi PlayStation 4 gjatë këtij viti fiskal. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara