Pas 15 viteve, Kina largon bllokimin e shitjeve të konsolave për lojëra

14:19 | 27 Korrik 2015

A e dini që shitjet e konsolave kompjuterike kanë qenë të bllokuara në Kinë për 15 vite? Pavarësisht faktit që shumica e sistemeve ishin krijuar aty, mbi 1.3 miliardë njerëz nuk kanë qenë në gjendje të kenë në duart e tyre ndonjë Play Station.

Bllokimi i shitjeve kishte filluar që nga viti 2000 pasi autoritetet vendosën që video lojërat kanë një efekt negativ në zhvillimin e aftësive mendore tek fëmijët, shkruan arbresh.info. Ata ishin të kujdesshëm duke mos i lejuar të rinjtë të shpenzojnë shumë kohë në lojërat kompjuterike duke marrë hapa madhështor deri në bllokimin e të gjitha sistemeve të tilla.

Pavarësisht këtyre përpjekjeve, sektori i lojërave në Kinë ishte më i madhi në botë duke u vlerësuar rreth 6 miliardë dollarë, ku shumica e lojërave janë luajtur përmes kompjuterëve.

Megjithatë, tani gjërat kanë ndryshuar pasi Ministria e Kulturës ka vendosur t’i lejojë shitjet e konsolës. Pra, tani konsolat nga Sony, Microsoft dhe Nintendo do të kenë edhe një treg tjetër për të garuar me pajisjet e tyre harduerike./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara