Obama: Teknologjia dhe media sociale po shkatërrojnë shoqërinë

01:15 | 2 Dhjetor 2019

Teknologjitë e reja dhe mediet sociale po shkatërrojnë shoqërinë dhe rrezikojnë të forcojnë pabarazitë dhe të tejkalojnë vlerat e përbashkëta, deklaroi ish-presidenti i SHBA, Barack Obama.

”Njerëzit shpesh nuk e dinë se çfarë është e vërtetë dhe çfarë nuk është dhe çfarë të besojnë. Nëse shihni Fox, ju jetoni në një realitet tjetër nga ajo që lexoni në ‘New York Times’ dhe kjo nuk bën mirë”, shtoi ai.

Ish-presidenti amerikan theksoi se ndryshimi i klimës është shqetësimi i tij më i madh për gjeneratat e reja.

”Nuk duhet të demonizojmë internetin dhe teknologjinë e lartë, por shpesh herë ato bëhen shkatërruese dhe të rrezikshme”, tha ai, duke kujtuar se si web-i shpesh shndërrohet në një mjet për të përcjellë homofobinë, racizmin dhe seksizmin./lexo/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara