Nokia mbush 150 vite

14:33 | 12 Maj 2015

Edhe pse ka shitur divizionin telefonik tek Microsoft, kompania Nokia vazhdon të ketë biznesin për rrjeta dhe hartë edhe pas 150 viteve.

Janë bërë 150 vite që prej kohës kur kompania Nokia filloi të krijojë letër në Finland, që e shiste në Rusi, Francë dhe Britani të Madhe, afër lumit Nokianvirta. Më pas, kompania filloi të krijonte edhe goma për vetura pas Luftës së Dytë Botërore.

Gjashtë vite më vonë, tri kompani u bashkuan për të formuar Nokia Group që filloi të krijoj pajisje elektronike. Kjo e bëri kompaninë ikonë të tregut gjatë viteve të 90-ta e deri tani./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara