Nintendo ka shitur 41.67 milionë njësi të konsolës Switch

13:23 | 31 Tetor 2019

Nintendo Wii U, u konsiderua si një dështim i madh dhe shumë ishin të shqetësuar për të ardhmen e Nintendo.

Sidoqoftë, me Switch, gjërat u kthyen mbarë, disi në mënyrë dramatike për kompaninë.

Në fakt, sipas shifrave të fundit, duket se Nintendo ka arritur të shesë 41.67 milionë njësi të Switch në të gjithë botën deri më tani.

4.8 milionë njësi shtesë gjatë tre mujorin e fundit që përfundoi më 30 Shtator.

Kompania gjithashtu kishte zbuluar se Switch Lite, që u lansua më 20 Shtator, llogarit 1.95 milionë njësi të shitura, gjë që duket se tregon se konsola po ka mjaft sukses.

Switch Lite, për ata të panjohur me çështjen, është një version më i vogël dhe më i lirë i Switch.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara