Nga shtatori, edhe Peja bëhet me shkollë digjitale të teknologjisë informative

11:44 | 22 Gusht 2019
  1. Shkolla Digjitale është shkolla e parë e hapur në Kosovë, e cila ofron kurse të teknologjisë informative për fëmijët e moshave të reja.

Sot, ajo ofron shërbimet e saja në 18 lokacione brenda dhe jashtë Kosovës, duke përfshirë këtu disa shtete të Evropës si Gjermania, Sllovenia, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia dhe Mali i Zi.

Kjo shkollë ka tashmë mbi 1000 nxënës aktiv vetëm brenda Kosovës.

Shkolla Digjitale është hapur në dhjetor të vitit 2015 si rezultat i nevojës dhe kërkesës së madhe të gjeneratës së re për mësim dhe njohuri më të thella mbi këtë fushë.

Nga shtatori i viti 2019 Shkolla Digjitale do të hapet edhe në Pejë.

Planprogrami me të cilin funksionon Shkolla Digjitale është i bazuar nga planprograme të përpiluara nga organizata CODE si dhe
Massachusetts Institute of Technology – MIT në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ky planprogram i dedikuar për mësimin e fëmijëve, i cili i plotëson të gjitha standardet e nevojshme, është inkuadruar si planprogram i rregullt në shkollat fillore
të Amerikës dhe Europës.

Si rrjedhojë e mungesës së një planprogrami të tillë në shkollat fillore të Kosovës, Shkolla Digjitale synon ta mbulojë këtë hapësirë në Kosovë duke iu ofruar
mundësi të njëjta edhe fëmijëve kosovarë.

Shkolla Digjitale është zgjedhur si shkolla e parë nga 5 institucione të këtilla më të mira të programimit për fëmijë dhe të rinj në Europë.

Shkolla Digjitale aktualisht ofron kurse të programimit për moshat 7-15 dhe 16 -18 vjeç, e cila zgjat nga 1 vit akademik për nivelet bazike dhe deri në
3 vite akademike për nivelet më të avancuara ku nxënësit mësohen të krijojnë lojëra kompjuterike, aplikacione mobile dhe webfaqe.

Pra, qëllimi kryesor i kësaj shkolle është zhvillimi i gjeneratave të reja në fushën e teknologjisë informative,
për t’u avancuar deri në atë pikë që të ndjehen të pavarur në zhvillimin e programeve teknologjike.
Kjo përvojë dhe dije do t’iu shërbej atyre pa marrë parasysh profesionin të cilin do ta zgjedhin në të ardhmen.

Mundësinë e regjistrimit në këtë shkollë do ta kenë edhe nxënësit e Pejës, me hapjen e objektit të ri në rrugën “ Mbreti Pirro ”, në qendër të qytetit.

Regjistrimet veçse kanë filluar në platformën online, në kuadër të webfaqes https://shkolladigjitale.com/ ose nëpërmjet numrit të telefonit që gjendet në webfaqen e shkollës.

(Artikull i sponsorizuar)

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara