Nëse ju vjen ky mesazh, menjëherë fshijeni nga telefoni

22:55 | 19 Mars 2020

Në internet vazhdimisht qarkullojnë informacione ose gjysminformata të pavërtetuara. Problemi lind kur ato mund të rrezikojnë shëndetin e ndokujt. Prandaj mbani kujdes, raportojnë agjencitë e huaja. 

Nëse merrni mesazh me këso përmbajtje ose të ngjashme, injoroni dhe fshijeni nga telefoni:

“Ju lutemi, përcilleni këtë mesazh. Rrjeti botëror është bërë i rrezikshëm për gratë: Shqetësimi seksual dhe diskriminimi “si një mirëmëngjesi”. Lajme të mira, koronavirusi nga Wuhani mund të shërohet me ndihmën e ujit të vluar me hudhër. Mjeku plak kinez ka provuar efikasitetin e këtij ilaçi. Shumë pacientë janë shëruar në këtë mënyrë. Tetë thelpinj të hudhrës dhe shtatë gota ujë të zihen bashkë. Pini këtë lëng dhe brenda natës do të ndieni përmirësim. Më vjen mirë që ky mesazh po shpërndahet ndër njerëz”.

Në internet vazhdimisht qarkullojnë informacione ose gjysminformata të pavërtetuara. Problemi lind kur ato mund të rrezikojnë shëndetin e ndokujt. Prandaj mbani kujdes, raportojnë agjencitë e huaja.

Mesazhi i tillë ose i ngjashëm tashmë qarkullon nëpër botë në gjuhë të ndryshme. Mos bini pre e mashtrimit, ilaçi i konfirmuar kundër koronavirusit ende nuk është gjetur askund, shkruan Daily Express, transmeton Koha.net.

Këshilla që ta fshini menjëherë jepet sepse mund të ndodhë që dikush mund të besojë se ky ilaç njëmend të jetë efektiv, prandaj nuk keni nevojë ta provoni veten. Më së lehti është ta fshini dhe të mendoni më seriozisht për këtë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara