Ndryshoni fjalëkalimet e printerëve, hakerët rusë po përdorin edhe këtë mundësi

19:20 | 7 Gusht 2019

Microsoft ka paralajmëruar se hakerët rusë, të cilët ishin prapa krimeve kibernetike të njohura si 2016 DNC, janë rikthyer për hakime të ndryshme dhe shënjestër i kanë korporatat dhe individët e pasur.

Studimi i bërë nga Microsoft Inteligence Center, ka gjetur se grupi rus Strontium apo i njohur më mirë si Fancy Bear, janë prapa sulmeve kibernetike që ndodhën në muajin prill.

Të njëjtin janë kthyer sërish dhe kanë bërë disa sulme, duke përdorur një mundësi shumë të lehtë që shumica nga ne nuk e vlerësojmë.

Fjalëkalimet e printerëve, që zakonisht i kanë ndonjë kod formal, janë bërë çelësi që hakërët të hynë nëpër shumë kompjuterë të korporatave dhe të marrin të dhëna të rëndësishme. Andaj, kërkohet që këto fjalëkalime, të ndryshohen menjëherë.

Mundësi tjetër që po përdorë i njëjti grup, janë edhe fjalëkalimet në telefonat e lidhura me internet dhe në dekoduesit e videove, andaj duhet bërë kujdes, që të ndryshohen edhe këto fjalëkalime me kode më të mira. /Telegrafi/

Lajmet më të lexuara