NASA lanson mburojën e nxehtësisë të nevojshme për shkuarje në Mars

07:00 | 14 Shtatorë 2018

Teknologjia e re mund të përdoret për hulumtime njerëzore në Planetin e kuq apo aterrimin e njeriut në Mars, thotë hulumtuesi kryesor i NASA-s
Agjencia amerikane e hapësirës – NASA, ka lansuar dhe ka testuar të mërkurën një murojë të re të nxehtësisë, e ngjashme me ambrellën, i cili hap dyert për dërgimin e njerëzve në Mars.

Me teknologjinë e re, me emrin ADEPT, mburoja – e cila për nga forma ngjan me ambrellën e mbyllur – vendoset në raketa më të vogla, me çka në kozmos mundëson mbrojtjen e ngarkesave më të mëdha deri sa hyjnë në atmosferën e Tokës, ka thënë Brandon Smith, hulumtues kryesor i NASA-s në këtë projekt, transmeton Reuters.

ADEPT është lansuar me raketë suborbitale, është testuar në portin kozmik në Meksikën e Re jugore.

Ajo është vendosur në lartësi mes 100 e 120 kilometra para se të hapet dhe me sukses është kthyer në Tokës.

NASA po përgatitet për dërgimin e një automjeti të ri robotik në Mars në vitin 2020, ndërsa astronautë njerëzorë planifikon që në atë planet t’i dërgojë në vitin 2033

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara