Motorola duke punuar në tre telefona me ekrane QHD?

09:13 | 12 Maj 2015

Bazuar në disa thashetheme, Motorola është aktualisht duke punuar në tre telefona të mençur me ekrane me rezolucion të lartë.

Sipas një përdoruesi në Reddit, telefonat e ardhshëm të kompanisë Motorola do të jenë XT1578, XT1585, dhe XT192A. Të tri këto modele do të pajisjen me ekran QHD të rezolucionit 1440 x 2560, transmeton arbresh.info. Këto burime pretendojnë gjithashtu se telefonat e ardhshëm nga kjo kompani do të bartin platformën e fundit Android 5.1 Lollipop.

XT1578, XT1585, dhe XT192A mendohet se janë duke u testuar aktualisht në Çikago duke lënë të kuptohet se qendra e kompanisë Motorola në SHBA gjendet në Windy City./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara