Mitto mund të ngroh ujin direkt në gotën tuaj

08:45 | 12 Maj 2015

Në faqen Kickstarter, Miito është thënë se është dizajnuar për të parandaluar humbjen e ujit dhe energjisë, që ndodh gjatë nxehjes së lëngjeve. Mitto është një pajisje që nxeh ujin, qumështin, supën dhe gjërat e tjera të lëngshme pasi ju të vendosni ato në një enë që nuk ka përmbajtje hekuri. Mjafton të ndizni këtë platformë dhe të vendosni gotën së bashku me shufrën për ngrohje, e cila mundëson të nxehet lëngu përmes energjisë me induksion.

Krijuesit e kësaj platforme  mendojnë se kjo pajisje mund të ngroh një gotë me ujë për vetëm 60 sekonda, por koha për ngrohje varet edhe nga hollësia e enës së ujit. Megjithatë, suksesi i pajisjes për ngrohje me induksion varet nga ata që dëshirojnë të paguajnë një shumë prej 84 dollarë për të blerë pajisjen./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara