Mesazhet e WhatsApp mund të fshihen deri në një orë pas dërgimit

14:00 | 13 Mars 2018

WhatsApp në heshtje të plotë ndryshoi mënyrën sesi opsioni i fshirjes të mesazheve të dërguara funksionon.

Prezantuar në Tetor si “Delete for Everyone,” përdoruesit mund të fshinin mesazhet e dërguara deri në 7 minuta pas dërgimit, shkruan PCWorld Albanian.

Por WABetaInfo kishte vënë re se versioni më i fundit i aplikacionit dërgon këtë limit nga 7 minuta në 1 orë, 8 minuta dhe 16 sekonda.

Nuk dihet pse limiti i ri është kaq specifik dhe faqja e suportit të WhatsApp nuk jep detaje.

Megjithatë tani e tutje përdoruesit do të kenë në dispozicion shumë më tepër kohë sesa kishin më përpara.

https://twitter.com/WABetaInfo?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=http%3A%2F%2Fpcworld.al%2Fmesazhet-e-whatsapp-mund-te-fshihen-deri-ne-nje-ore-pas-dergimit%2F

Shpërndaje në rrjete sociale