Me Polaroid Lab mund të printohen fotografi nga telefoni i zgjuar

19:26 | 10 Shtator 2019

Rreth një dekadë më herët, u lansua një filter në Instagram, që mundësonte që imazhet të ktheheshin sikur të jenë realizuar me Polaroid.

Tani ka shumë programe, që i bëjnë fotografitë sikur të jenë më të vjetra, por sikur të keni një fotografi të printuar në Polaroid origjinal, do ishte e mahnitshme, transmeton Telegrafi.

Këtë e ofron pajisja Polaroid Lab, që lansohet me dhjetë tetor dhe është një mundësi e mirë, që imazhi i ekranit në telefonin e zgjuar, del imazhi i printuar në pjesën e poshtme.

Se si funksionon sistemi i kësaj pajisjeje, ende nuk është bërë e ditur, mirëpo duket si një kamerë që e kap fotografinë, për ta printuar më pas në letrën speciale.

Të gjithë ata që kanë fotografi pa fund të telefon dhe platforma për ruajtje, mund të provojnë të kenë edhe fotografi të vërtetë dhe ta admironi shumë më mirë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara