Me 5G mund të shkarkoni 30 filma brenda një sekonde | arbresh.info
int5g

Me 5G mund të shkarkoni 30 filma brenda një sekonde

Pas dhjetë viteve do të ulemi dhe të mendojmë se sa shumë kemi pritur për ta shkarkuar një film apo sa kemi pritur të na hapej një ueb faqe e caktuar. Një ekip i shkencëtarëve ka zhvilluar një teknologji të re të rrjetave pa tela e cila teknologji është 65.000 herë më e shpejtë se sa teknologjia 4G. Përmes kësaj teknologjie arrihet një shpejtësi e jashtëzakonshme prej 1 terabit (125 gigabajt) për sekondë, shpejtësi me të cilën do të shkarkoheshin 30 filma brenda një sekonde.

Teknologjia 5G u zhvillua nga Qendra e Inovacionit në Universitetin Surrey. Edhe pse shpejtësi të tilla të mëdha janë arritur më parë përmes kabllove me fije optike, kjo është hera e parë që arrihet një shpejtësi e tillë në rrjetat pa tela.

Shpejtësia më e madhe që ishte arritur më parë në rrjetat pa tela ishte 7.5 gigabit (940 megabajt) për sekondë nga Samsung në Tetor të vitit të kaluar.

Ekipi i shkencëtarëve dëshiron që të filloj testimin e teknologjisë 5G në publik diku në vitin 2018, ndërsa parashohin që teknologjia të jetë tërësisht funksionale dhe e gatshme për banorët e Britanisë së Madhe në vitin 2020./arbresh.info/




2 thoughts on “Me 5G mund të shkarkoni 30 filma brenda një sekonde

    1. HajrullaH

      Spo vike pa e pru dikush haha.. po na jem katastrof me internet edhe ne qoft se e bin infrastrukturen na skem majftushem rrjet per biznese e le ma per konsumator personal..

      Kta provajderat ton jon mozomakeq sidomos IPKO qe i man klientat e vet ne Cache servera.

Leave a Reply