Mbrojtja e të dhënave – më e rëndësishme sesa cilësia e produktit

19:47 | 14 Tetor 2019

Midis një kompanie me një produkt të mirë dhe praktikave të dobëta të mbrojtjes së të dhënave dhe një kompanie me praktika të shkëlqyera për mbrojtjen e të dhënave, por jo edhe aq të shkëlqyera të një produkti, shumica e konsumatorëve, do të zgjidhnin këtë të fundit, shkruan Indeksonline.

Kjo është sipas një studimi të ri për privatësinë e IBM-i, i cili ka analizuar praktikat e mbrojtjes së të dhënave të bizneseve dhe mendimin e konsumatorëve për të.

Dhe sa i përket mbrojtjes së të dhënave, konsumatorët nuk janë të lumtur. Pothuajse të gjithë (94 për qind) besojnë se bizneset duhet të bëjnë më shumë për të mbrojtur të dhënat.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara