Maserati po punon në disa makina elektrike

00:26 | 21 Korrik 2019

Dizajn të ri, që do t’i përshtatet shpejtësisë së lartë që do të ketë

Ka disa dekada që Maserati është duke prodhuar makina GrandTurismo dhe megjithëse kanë mjaft stil, duken shumë të vjetra në krahasim me modelet moderne, transmeton Telegrafi.

Të gjithë atyre që iu pëlqejnë këto vetura, nuk ka nevojë për shqetësim, sepse Maserati është duke punuar në makina të reja hibride dhe elektrike, që mund t’i prezantojë në Geneva Motor Show gjatë vitit që vjen.

Megjithëse u mendua se këto makina do të duken sikur modeli Alfieri, mirëpo zyrtarë të kompanisë italiane, e kanë kundërshtuar këtë pretendim. “Do të kemi një befasi të mirë, në gjysmën e parë të vitit që vjen, është një makinë e re sportive, që do t’i mahnitë të gjithë” ka thënë zyrtarja e komunikimit në Maserati, Maria Conti.

Megjithëse nuk u treguan të gjitha detajet, thuhet se këto makina do të ngjajnë me Maseratin, pro do të jenë shumë më të bukura dhe të fuqishme.

Versioni tërësisht elektrike, pritet që shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë ta zë për dy sekonda, si dhe të ketë stil shumë të mirë. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara