Makinat fluturuese nga Izraeli, mund të bëhen realitet pas pak vitesh

18:00 | 12 Korrik 2020

CityHawk po parashihet të jetë e ardhmja e makinave fluturese që jemi mësuar t’i shohim në filma.

Vetura, e prodhuar nga Izraeli, arrin shpejtësinë maksimale deri në 200 km në orë dhe mund të bart deri në pesë persona.

CityHawk posedon dy rezervuarë hidrogjeni, dhe ata furnizojnë dy motorë elektrikë, secili me një fuqi deri në 952 kuaj fuqi, përmes teknologjisë klasike të qelizave të karburantit.

Ata drejtojnë të ashtuquajturat rotorët e brendshëm “Fancraft technology”, të cilët sigurojnë manovrim të shkëlqyeshëm me mënyrën se si rrjedh ajri.

Autori i projektit Rafi Yoeli pret që CityHawk të jetë gati për komercializim vetëm në fund të dekadës.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara